Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nuk mund të ketë formulë tjetër për formimin e qeverisë, përveç ofertës së fundit që ua kanë bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Blic Interview, Bulliqi, ka hedhur poshtë mundësinë që të shkarkohet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke thënë se për emërimin e tij në këtë pozitë, LDK është shpaguar duke e marrë postin e presidentit dhe një ministri më shumë.

Bulliqi ka kritikuar edhe nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, për të cilin tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale, ai do ta humb Komunën e Podujevës.

I ashpër u tregua edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për të cilin tha se nga momenti kur ka ardhur në krye të partisë, aty ka vdekur fryma rugoviane.

Për këto dhe shumë detaje tjera, ndiqeni intervistën e plotë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, dhënë për Blic Interview.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu