Sipas sekretarit të mbrojtjes në Britani, shteti i tyre duhet të jetë i përgatitur për luftërat e ardhshme pa llogaritur SHBA’të si aleatin e tyre kryesor, transmeton Gazeta Metro.

Ben ëallace, tha që tërheqja në rritje e Amerikës nga udhëheqja ndërkombëtare nën Donald Trump, i bie që Britania të rimendonte supozimet që mbështesin planifikimin e saj të mbrojtjes për dekadën e kaluar.

Paralajmërimi i tij erdhi ndërsa kryeministri Boris Johnson, përgatitet të udhëheq atë që po faturohet si ”rishikim i thellë” i sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme të Britanisë, që nga Lufta e Ftohtë.
Wallace tha se perspektiva e SHBA’të për largimin nga roli i saj ndërkombëtar ”më mban zgjuar natën.”

”Unë shqetësohem nëse SHBA’të do tërhiqen nga udhëheqja e tyre në të gjithë botën. Kjo do ishte gjë e keqe për botën dhe për ne. Ne planifikojmë më të keqen, ndërsa shpresojmë për më të mirën”, tha ai.

“Ne jemi shumë të varur nga mbulesa ajrore amerikane dhe pasuritë e inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit amerikan. Ne duhet të diversifikojmë pasuritë tona.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu