Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pak më parë në qytetin e Prizrenit.

Pas kësaj përleshje fizike është nevojitur edhe ndërhyrja e zyrtarëve policorë.

Të njëjtit kanë arrestuar disa nga të rinjtë që ishin përfshirë në këtë rast.

Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovë për rajonin e Prizrenit, ka konfirmuar rrahjen për Reporteri.net.
“Sot rreth orës 10:37 në rrugën ‘Remzi Ademaj’ ka ndodhur një rrahje mes tre personave.
Dy prej tyre janë arrestuar, kurse një është dërguar në Emergjencë pasi ka disa lëndime”, ka thënë Osmanollaj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu