Kandidatja e PDK’s për deputete, Eliza Hoxha, ka thënë se nuk lider ma të guximshëm se Kadri Veseli që i prinë përpara proceset.

Eliza Hoxha ka folur gjithashtu në Rrokum ka folur për rolin e grave në politikë.

“Kam hy në PDK, sepse vazhdon me qenë partia, e cila ka një rrugëtim historik, tu qenë pjesë e vendimeve ma të mëdha për Kosovë, çka besoj që edhe këtë herë ka me qënë partia që ka me përmbyllë ciklin që është nisë prej shpalljes së Pavarësisë, në dialogun me Serbinë”, ka theksuar ajo.

Hoxha shton se, në PDK mundet me drejtu kauzën aty ku duhet.

“Adresimi i çështjeve gjinore, trashëgimia e barabartë, roli i gruas në shoqni, lehtësira tatimore për bizneset e grave, thjesht pavarësimi i gruas në shoqërinë kosovare, janë disa nga kauzat e mia që mundem me i adresu në politike”, shprehet Hoxha.

Hoxha ka thënë se, ajo do të punojë në aspektin e zhvillimeve urbane, çështjet mjedisore, për të cilat thotë se është edhe profesioniste.

Hoxha ka folur edhe për aspektin kulturor në Kosovë dhe tema tjera me rëndësi.

Ne fund, Eliza Hoxha ka thëne se, beson që PDK do fitojë në zgjedhjet e 6 Tetorit, sepse siç thotë ajo, nuk ka lider më të përshtatshëm dhe më të guximshëm se Kadri Veseli, me i çu proceset në fund.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu