“Dini” publikoi imazh të rrallë nga “Familja Moderne”.

Edhe pse ka kohë që seriali vendor “Familja Moderne” ka përfunduar, në kujtesën e të gjithëve ende kanë mbetur rolet e aktorëve, të cilët luajtën në mënyrë profesionale rolet e ndryshme.

Në mesin e tyre janë edhe Luan Jaha, Myrvete Kurtishi si dhe Dibran Tahirin, të cilët janë të njohur edhe për role të ndryshme në teatër e projekte kinematografike.

Por, nga të gjitha moshat treshja u njohën edhe për rolet e tyre të, “Dajes Skënder”, “Dritës” e “Dinit” në serialin vendor “Familja moderne”.

E si duket nostalgji për kohën e serialit, së fundmi ka pasur Dibrani, i cili në Facebook ka publikuar një fotografi të realizuar gjatë xhirimeve të serailit.

“Rokerët e Familjes Moderne“, është mbishkrimi që ai e la poshtë fotografisë së publikuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu