Vëzhguesit e misionit të Bashkimit Evropian kanë përpiluar deklaratën preliminare për raportimin e mediave në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore, por edhe monitorimin e 10 ditëve para fushatës.

Në raportin e siguruar nga Gazeta Sinjali, vlerësimi është dhënë pozitiv për raportimin e RTK-së gjatë edicionit të lajmeve, por jo edhe për portalin RTKlive, i cili është nën menaxhimin e Mentor Shalës.

Në këtë raport thuhet se portali i RTK-së ka favorizuar PDK-në. Aty mes të tjerash thuhet se RTK ka raportuar më shumë për PDK-në dhe në kontekstin pozitiv.Vlerësohet qartë se portali i RTK-së ka raportuar në kontekstin negativ për LDK-në.

“Vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë monitoruar sesi RTK i ka mbuluar 10 ditët e fundit para fushatës dhe në periudhen gjatë fushatës për të parë se a kanë ofruar raportim të balancuar politik dhe përfaqësues gjatë edicionit të lajm eve”.

“Megjithatë në lajmet e ueb faqes PDK është mbuluar pozitivisht me më shumë mbulueshmëri sesa për paritë e tjera dhe me raste të raportimeve negative për LDK-në”, thuhet në raportin e vëzhguesve të BE-së.

Përveç këtij raporti, derisa Lëvizja Vetëvendosje po printe kur duhet të numëroheshin edhe rreth 10% të votave, RTK kishte zgjedhur ta transmetonte një dokumentar.E drejtori i ueb-faqes së mediumit publik, RTKlive, Mentor Shala, e kishte përjetuar shumë keq rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai i kritikoi qytetarët që votuan për VV-në, duke i quajtur ata “pro-rusë”.

Ueb-faqja e RTK-së, sikurse edhe televizioni, gjatë gjithë fushatës zgjedhore ka qenë në shërbim të PDK-së dhe tani ish-kandidatit të saj për kryeministër, Kadri Veselit. Kjo nuk ka ndryshuar as pas përfundimit të zgjedhjeve, shkruan sinjali, përcjell albinfo.ch.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu