Duke qenë një prej këngëtareve më atraktive të skenës shqiptare, Ana Kabashi merr vëmendjen e faqeve rozë sa herë që publikon imazhe të reja në rrjetet sociale.Urimin e saj për Vitin e Ri, ajo e ka shoqëruar me disa fotografi, të cilat e shfaqin në poza të mrekullueshme, ndërsa është e veshur me fustan që vë në pah figurën e saj trupore shkruan Telegrafi.

“Urime Viti i Ri 2020. Ky vit (2019) për mu ishte me plot sfida e suksese si ne karrierë, ashtu edhe në njeriun që jam sot! Faleminderit familjes dhe shoqërisë, po ashtu, gjithë fansave të mi që kanë qenë çdo hap me mu, edhe këtë vit si çdo vit tjetër”.

“Të kesh një zemër të pastër dhe pa hile është një dhuratë nga Zoti që është e vështirë ta ruash nga gjithçka që po ndodh në botën sot, por në fund gjithmonë dashuria fiton!”.
“Zgjidh të mirën, sepse të mirën e gjen sado kohë që merr! 2020 nga unë do të ketë vetëm gjëra të mira e këngë të bukura për juve.“Uroj secili nga ju të jeni sa më të mirë me njëri-tjetrin, sepse në fund vetëm ti je armik i vetes askush tjetër.

Gëzuar 2020”, ka shkruar Ana në një postim në Instagram.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu