Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK) ka reaguar për ngjarjet e zhvilluara pas publikimeve të Gazetës Online “Insajderi”.

Ky asociacion vlerëson se intervistimi i gazetarëve të Insajderit me qëllim të zbulimit të burimit të tyre është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.\

“Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë zbulimin e burimeve të gazetarëve pa urdhër të gjykatës. AMPEK-u u bën thirrje organeve kompetente që urgjentisht të fillojnë procedura disiplinore kundër zyrtarëve që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre duke shkelur në këtë mënyrë Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve”.

Në reagimin e tyre thuhet se presioni ndaj mediave dhe gazetarëve dhe pengimi i ushtrimit të profesionit janë totalisht të papranueshme në demokraci.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu