Këshilltari i Kryeministrit në largim Halil Matoshi, ka reaguar pas kërcënimit që anëtari i NISMËS, ia bëri Albin Kurtit, duke pyetr se a ka Prokurorë në këtë shtet, transmeton Gazeta Metro.

Kandidati për deputet në zgjedhjet e tetorit nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Haxhi Hoti, ka thënë se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vritet.

E për këtë ka reaguar Matoshi, i cili ka pyetur se a ka ndonjë prokuarorë në këtë shtet.
Matoshi gjithashtu ka thënë së për thirrjet publike në vrasje, nxitun nga konspiracione filmash bardh-zi, prej Leskoci e deri në Kanada do të reagonte ndonjë Prokuror, e në Kosovë?

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar në Facebook anëtari i NISMËS, ku më pastaj i kishtë rënë pishamn, duke e shlyer statusin.

Ai më pas kërkoj falje publike, si dhe u arsyetua, duke thënë se ishte një gabim teknik.

Postimi i plotë i Halil Matoshit:

“E trishtueshme!
A ka naj Prokuror kujdestar athu në këtë shtet???
Për thirrje publike në vrasje, nxitun nga konspiracione filmash bardh-zi, prej Leskoci e n’Kanada, do të bâhej i gjallë nji Prokuror e do të reagonte, ex oficio. E n’Kosovë?
Ncëk. I kanë shti veshët n’lesh!??”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu