Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident trafiku kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 9 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, deri më tani një personit i është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë gjeni fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet një automjet i FSK’së i rënë në humnerë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu