Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rally Dakar 2020. Pas aksidentit me pasojë vdekjen e portugezit Paulo Goncalves një tjetër pilot i garave me motorë është në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin holandez të skuadrës KTM, Edwin Straver, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital në Riyad.

Piloti është rrëzuar ka pësuar një atak kardiak si dhe thyerje të vertebrës cervikale. Straver është në pjesëmarrjen e tretë në Rally Dakar dhe garon në kategorinë e pilotëve motoçiklistë pa asistencë. Vjet ai është shpallur fitues në kategorinë e tij, ndërsa këtë vit ndodhet në vendin e 38-të.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu