Pasditen e sotme një aksident rrugor është shënuar në fshatin Pëshkëpi të Vlorës.

Disa automjete janë përfshirë në një aksident, e si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të mësuar më tepër rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit, ndërkohë personat janë transportuar drejt spitalit të Vlorës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu