Lindita Musai ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk iu nda, e ishte pikërisht ai nga i cili ajo kishte frikë i cili i mori jetën bashkë me bashkëshortin në prag të Vitit të Ri.

Daily Mail Australia raporton se ka zbuluar se Lindita Musai kishte frikë nga babai i saj Osman Shaptafaj, 55 vjeç, i cili akuzohet se e vrau atë dhe burrin Veton Musai e me pas tentoi te vetevritej.

Një anëtar i familjes, i cili ka dashur të mbetet anonim, tha që e reja kishte duruar një rritje ‘të vështirë’ ne familjen e saj.

“Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”.

Anëtari i familjes ka folur në një gjendje të rënduar pas spekulimeve për arsyet që çuan në krimin e rëndë.

Ai pretendoi se vajza e autorit të dyshuar ishte larguar me guxim për të filluar një jetë të re larg sherreve ne familjen e saj, por nje vit pas marteses me njeriun e saj te endrrave, iu shua jeta te dyve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu