I përfshiri në rastin “Pronto” Adem Grabovci, ka reaguar lidhur me kërcënimin e Prokurores së Prokurorisë Speciale Drita Hajdari, e cila kishte trajtuar këtë rast gjyqësor.

Grabovci, e ka quajtur të papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerje në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë, deri sa ka ftuar organet e rendit të merren me rastin.“Është e papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerje në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë. I ftoj organet e relevante që raste të tilla të jenë prioritet dhe të zbulojnë akterët dhe t’i sjellin para drejtësisë”, u shpreh Grabovci, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”, është një nga kërcënimet që ajo ka marr gjatë natës së mbrëshme nga një qytetarët, gjatë intervistat së saj ku po transmetohej live.“Oj kuder se ski ti faj jo, po ne si popull se uduft me ardhe met ngre mas vetures teri sa te del bre idijote me gjithe keta tjeret”. “Jo linqime po duhet me te vjerr mori kriminele”, janë kërcënimet që i ka marr Hajdari.

Për të gjitha këto kërcënime, prokurorja Hajdari i ka raportuar edhe në polici. /Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu