Në bazën ajrore që u sulmua sot me tetë raketa në Balad të Irakut, nuk ndodhej asnjë ushtar amerikan.

Pavarësisht asaj se kjo bazë strehon ushtarë amerikanë dhe kontraktues të huajë, asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm kur u zhvilluan sulmet, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria irakiane, katër oficerë të forcave ajrore irakiane kanë mbetur të plagosur nga ky sulm.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por kujtojmë se tensionet Iran-SHBA janë thelluar pasi këta të fundit e eliminuan njërin prej figurave më të fuqishme në Iran – gjeneralin Qasem.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu