Do të martohej po atë datë. Por një 17 vjeçare nga Gjilani nuk deshi të martohej me personin që ishte e fejuar, dhe kishte vendosur që të braktisë familjen e të largohej me të dashurin e saj në mesnatën e 23 shkurtit.

Pasi prindi i saj kishte lajmëruar rastin në Policinë Rajonale të Gjilanit, më 24 shkurt i njëjti raportoi se e bija ishte kthyer.

E me gjasë rrugëtimi i saj kishte qenë mjaft i vështirë.

Bazuar në dëshminë që ajo ka dhënë në Policinë e Kosovës e të cilën e ka parë T7, e mitura ishte detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj. n

Ndiqeni videon nga minuta 14:40 për të mësuar detajet shokuese rreth rastit:

Maltretimi ndaj saj kishte vazhduar edhe gjatë rrugës për në shtëpi.

Nga katër të dyshuarit, tre prej tyre janë arrestuar.

Të njëjtit kanë treguar versionin e tyre.

E Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve S.I, A.A dhe S.L pasi dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “Dhunimi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu