Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar nga një aktivist i PDK-së në Mitrovicë, vëllai i kryetarit të degës së LDK-së, në këtë komunë, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, nga LDK-ja kanë thënë se është sulmuar Fidan Kamberi, arsimtar i shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.

“LDK-ja konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se nga sulmi i njëjti ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

“LDK-ja kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij. LDK-ja kërkon nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla”, shkruhet në njoftim. /Express/


SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu