Kampioni i botës në WBC, Deontay Wilder, do ta mbrojë titullin në kategorinë e rëndë kundër Luis Ortiz në Las Vegas më 23 nëntor, bëjnë të ditur promotorët e tij.

Rimeçi mes tyre vjen pasi Wilder e kishte fituar me nokaut meçin e parë ndaj kubanit në Nju Jork në vitin 2018.

Amerikani 33-vjeç zotëron një rekord karriere prej 41 fitoreve dhe një barazimi, si dhe e ka mbajtur titullin në WBC që prej vitit 2015.

Pasi e mundi Ortizin, ai u përball me Tyson Fury dhjetorin e kaluar, para se ta nokautonte bashkatdhetarin e vet Dominic Breazeale në maj.

Duke folur për BBC Sport në gusht, Wilder pati thënë se meçin me Ortizin do ta pasonte një rimeç me Fury në fillim të vitit 2020.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu