Barcelona do të duhet të merret tani me dëmtimin e Jordi Alba!Mbrojtësi spanjoll mund të humbasë edhe ndeshjen kundër Interit për shkak të lëndimi që pësoi dje ndaj Dortmundit, raporton GazetaBlic.

Mbrojtësi i majtë u dëmtua dje pak para fundit të pjesës së parë dhe menjëherë u zëvendësua nga Sergi Roberto.

Nga testet e kryera këtë mëngjes, siç u komunikua nga klubi në një shënim zyrtar, konfirmohet se Alba ka lëndim në bicepsin femror.

Alba do të humbë sfidën ndaj Interit, e cila luhet me 2 tetor në Camp Nou./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu