Andi Zeqiri para disa ditësh u takua me krytarin e FFK-së, Agim Ademin dhe disa fotografi të postuara kanë ngjallur reagime të shumta si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër

Në Kosovë u prit jashtëzakonisht mirë ky takim ku të gjithë shpresojmë tani se Zeqiri shumë shpejt do t’i thotë ‘PO’ Dardanëve.

Por, gazeta e njohur zvicerane, Blick, sot në një artikull kanë shkruajtur se Kosova po dëshiron t’ia vjedh Zvicrës sulmuesin e talentuar të Laussane, Andi Zeqirin.

Zeqiri po kalon një formë të mrekullueshme te Laussane ku ka shënuar 16 gola në 21 ndeshje këtë edcion. Ai gjithashtu është paraqitur edhe me ekipin U-21 të Zvicrës ku 20 vjeçari realizoi dy gola.

Megjithatë, sulmuesi në formë i Laussane akoma nuk ka vendosur përfundimisht se a do t’i thotë ‘PO’ Kosovës, por le të shpresojmë që një të tillë do ta bëjë së shpejti. /Reporteri.net/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu