Zëvendësministri i Brendshëm, Zafir Berisha, ka folur për takimet e fundit që janë zhvilluar mes aktorëve politikë vendor.Ai ka theksuar se është duke u punuar që të krijohet stabilitet politik në vend, njofton Klan Kosova.
“Situata është jo e mirë sa i përket stabilitetit institucional. Po punohet të krijohet stabiliteti politik.

Kjo nënkupton se duhet të jemi më praktik në situatën ku jemi… Për ta zbërthyer i bie se koalicioni duhet të rritet”, është shprehur Berisha.

I pyetur nëse kjo nënkupton përfshirjen e PDK-së në Qeverinë që drejton Avdullah Hoti, ai është shprehur: “Padiskutim hyrjen e PDK-së. Natyrisht se e dinë edhe ata. Mendoj se është përgjegjësi e liderëve që të gjejnë një gjuhë për ta tejkalojnë këtë situatë”.“Kur do të gjendet zgjidhja nuk e di. Janë kryetarët e partive që duhet t’i japin një zgjidhje kësaj situate”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu