Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka vizituar spitalin e Mitrovicës së Jugut dhe Vushtrrisë për të parë gjendjen dhe menaxhimin e kësaj situate delikate.

Pas vizitës, Zemaj e ka cilsuar punën e stafit mjekësor si përpjekje maksimale shërbimet ndaj qytetarëve.GazetaFlash24.net

Gjithashtu ministri njofton se ditëve në vijim do të vizitoj secilën klinikë për të parë gjendjen pandemike nga afër.

” Ftoj qytetarët për disiplinë dhe respektimin masave për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19, ndërsa zbatuesit e masave të jenë pa kompromis gjatë zbatimit të masave!”-shkruan Zemaj transmeton GazetaFlash24.net

Postimi i plotë i Armend Zemaj:

Do të jemi në secilin spital dhe në secilën klinikë për të parë gjendjen dhe menaxhimin e kësaj situatë delikate.
Në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, stafi mjekësor po bën përpjekje maksimale për t’iu ofruar qytetarëve shërbimet e nevojshme por edhe trajtimin e duhur.
Me rritjen e testeve, rritet numri i të infektuarve dhe të hospitalizuarve. Kapacitetet tona shëndetësore nuk janë të pakufishme. Ngarkimi i sistemit është në dorë të qytetarëve.
Të jemi bashkë në këtë betejë për shëndetin, secili prej nesh mund të bëjë kaq shumë, për të mos lejuar që të
infektohet vet dhe të infektojë të afërmit dhe të rëndohet gjendja në spitalet tona.
Nevojat brenda spitaleve dhe klinikave janë të mëdha, andaj, me gjithë potencialin tonë, jemi në përmbushje të kërkesave për staf, medikamente, material shpenzues dhe kushtet për përballimin e situatës.
Qeveria ka miratuar sot masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid 19. Ato duhet zbatuar!
Suksesi ynë varet nga përkushtimi dhe qëndrueshmëria jonë për zbatimin masave. Të gjithë, pa përjashtim, janë pjesë e fitores tonë kundër virusit, duke respektuar rekomandimet dhe duke zbatuar masat.
Ftoj qytetarët për disiplinë dhe respektimin masave për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19, ndërsa zbatuesit e masave të jenë pa kompromis gjatë zbatimit të masave!

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3569247739788747

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu