Eshtrat e dhjetëra personave janë gjetur brenda
territorit serb, të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve
të vrarë gjatë luës 1998-99 në Kosovë. Sipas Reuters, më shumë se dy dekada pas përfundimit të konflikt
në Kosovë, kërkimi për vikmat mbetet një pengesë
kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve midis
Beogradit dhe Prishnës. Hetuesit përdorën imazhe
satelitore për të gjetur varrin masiv në një minierë të
hapur në Kizevak në jug të Serbisë.
Sipas kreut të Komisionit të Serbisë për “Personat e
Zhdukur”, Veljko Odalovic tha se dyshohet se janë
gjetur rreth 17 trupa. Ndërkohë, dyshohet se më
shumë se 13.000 njerëz kanë ndërruar jetë gjatë luës
në Kosovë. Luimet përfunduan në 1999 pas sulmeve
ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë. Shumica e
vikmave ishin shqiptarë etnikë dhe ende janë qindra
të zhdukur.
Kujtojmë se varri më i madh nga lua i gjetur deri më
tani, që përmbante trupat e më shumë se 800
shqiptarëve të Kosovës, u gjet në 2001 në një
kompleks policie afër Beogradit. Kosova shpalli
pavarësinë në 2008-ën, por Beogradi ende refuzon ta
njohë atë. Serbia dhe Kosova kanë aplikuar për të qenë
pjesë e Bashkimit Evropian, por fillimisht duhet të
normalizojnë lidhjet para se t’i bashkohen unionit./GazetaFlash24.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu