Moska ka ndërtuar strategji speciale për Ballkanin, ‘të infiltrohet në çdo pore’. Këshilli i Rusisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare ka përpiluar një projekt special të titulluar ‘Rusia në Ballkan’.

Gjeti vend edhe goli i Xherdan Shaqirit në kampionatin botëror si skandal.

Siç shkruan portali malazias portal Analitika ky këshill është grup akademik dhe diplomatik në formë të ‘think tank’, në kryesinë e të cilit janë ish ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Igor Ivanov, sekretari i presidentit rus, Dmitrij Peskov, zëvendësi ministrit të jashtëm të Rusisë, Igor Morgulov dhe të tjerë.

Bashkëthemelues të Këshillit, shkruan Analitika, është edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, ministria e edukimit dhe e shkencave, Akademia e Shkencave të Rusisë, Unioni i Industrialistëve dhe Ndërmarrësve të Rusisë dhe grupi mediatik ndërkombëtar Interfaks.

Në dokumentin të emëruar “Rusia në Ballkan” i cili është publikuar këtë vit, strategjia e Rusisë është vendosur në pesë kapituj.

Ballkani përshkruhet si “epiqendër e ndodhive ndërkombëtare”, shqyrtohet e tanishmja e këtij rajoni dhe analizohen interesat e akterëve udhëheqës, e në fund propozohet strategji e re ruse ndaj këtij rajoni.

Siç shkruan Analitika, dokumenti nuk tingëllon sikur ka durim diplomatik dhe është i shkruar me terme të kohës së luftës së ftohtë.

Në këtë dokument special, mes tjerash theksohet se, Ballkani mundet të zë vend të rëndësishëm në arkitekturën e ardhme të relacioneve, teksa konstatohet se Rusia nuk ka aq ndikim në Ballkan, sikur e paraqesin mediat perëndimore që e shtyjnë narracionin e “kërcënimit rus”.

Gjeti vend edhe goli i Xherdan Shaqirit në kampionatin botëror si skandal.

Për shkak të kësaj propozohet qasje e re dhe strategji e re e Rusisë për Ballkanin. E strategjia e re e propozuar përbëhet prej tre kapitujve në të cilat analizohen faktorë ndikimi në politikën e jashtme të

Rusisë drejt Ballkanit, rëndësia e Ballkanit për Rusinë, e propozohet plan veprimi i Rusisë bazuar në parime taktike të caktuara.

Së pari renditen të gjitha “rrëshqitjet” e BE’së në Ballkan, përmendet se është shqetësuese “për të gjitha shtetet të këtij rajoni që e kanë në interes integrimin euroatlantik se faktor pozitiv për politikën e jashtme ruse renditen ngathtësia dhe gabimet e shteteve prijëse europiane me kandidatin kryesor për anëtarësim- Serbinë.

Përmendet edhe ‘skandali pas festimit të golit në ndeshjen Zvicër-Serbi në kampionatin botëror të 2018’s” si dhe “mungesa e respektit ndaj delegacionit serb gjatë ngjarjeve të cilat kujtonin fitoren e aleatëve luftën e parë botërore të para 100 viteve në Paris”.

Në dokument renditet edhe negativet që Rusia nuk arriti të ndaloj zgjerimin e NATO’s në rajon e konstatohet se Mali i Zi më 2017’n u bë anëtar i NATO’s, e pas ndryshimeve radikale në shtetësinë e saj, Maqedonia e pranoi thirrjen dhe se në të ardhmen e afërt do të bëhet anëtar.

Negative konsiderohet edhe ajo se popullata e BE’së, SHBA’së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Grupit të Visegradit rreth çështjes së integrimit të euroatlantik të Ballkanit është unike.

Më tej vazhdohet me një referat se për çfarë arsye Rusia nuk duhet të heq dorë nga Ballkani dhe vjen në përfundim se nëse Ballkani në fund bartet nën ndikimin euroatlantik, do të përkeqësonte dukshëm pozitën e saj në Europë, me çka do t’i zgjidheshin duart Brukselit të hapte mundësinë e shtrirjes së Bashkimit Europian në Lindje.

E çfarë propozohet në këtë dokument, që me aplikimin e këtij mendimi të Rusisë, i bie që humbja e Ballkanit do të ishte humbje rajonit në terren të tyre ‘lojërave’ si segment të rëndësishëm të politikës gjithëpërfshirësi antagoniste ndaj Perëndimit, thekson autori i tekstit në Analitika, Nebojsa Todorovic.

Për shkak të këtij mendimi antagonist propozohet plan i ri veprimi, duke përkujtuar se Rusia ka dije bazike për kuptimin e proceseve që zhvillohen në Ballkan. Disa prej këtyre parimeve ‘taktike’ janë:

-krijimi i mbështetjes për forca politike konstruktive në Serbi, Sloveni, Kroaci, Shqipëri e vende tjera në rajon, forca të orientuara drejt projekteve të Moskës.

-zgjerimi i qasjes mediatike në Ballkan, ndryshimi i narracionit “Rusia ofrues i sigurisë” dhe “Rusia ofruese energjisë” me “Rusia burim i stabilitetit rajonal”, “Rusia burim i bashkëpunimit humanitar” dhe “Rusia prurës të teknologjisë informative dhe zgjidhjeve efikase teknologjike”,

-investimi i vazhdueshëm dhe më i madh në kompani prodhuese rajonale,

– shndërrimi i pranisë ekonomike në rritje të bashkëpunimit ekonomik, eduktaiv dhe kulturor,

– zhvillimi i qasjes konstruktive ndaj religjionit, duke pasur parasysh trendin e fragmentimit të hapësirës lindore krishtere.

Ky qëndrim mund të prodhoj efekte kundërshtuese që tani më ka shkaktuar në disa vende të Ballkanit klimë anti ruse, pasi me gjithë problemet që ka Bashkimi Europian me vendet e Ballkanit, rruga europiane nuk ka alternativë.

Prandaj, Rusia në Ballkan nuk kërkon partnerë apo ‘miq’ populistë të Rusisë, por vasalë që do të mbështesin pa rezervë interesat afatgjatë e afatshkurtër të tyre./gazetametro.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu