Aktakuza, dorëheqja dhe konfiskimi i shtëpisë së ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte lajmi që bëri xhiron në mediat kosovare, shqiptare, por jo vetëm. Lajmin për konfiskimin e shtëpisë së Thaçit e ka bërë avokati i tij, Dastid Pallaska.

Dastid Pallaska deklaroi:

Recete per sherimin e cistitit dhe infeksioneve urinare ne shtepi
Cistat
Bastisja është kryer. Sa u përket qëllimeve të bastisjes, mund të them se ishin jashtëzakonisht të përgjithshme. Rrjedhimisht, nuk dukej se kishte ndonjë shenjëstrim të duhur të bastisjes, që është parakusht procedural për urdhërimin e saj.
Lajmi në vetvete është një ngjarje për t’u mbajtur mend, por më e veçanta është lidhja top sekrete e modeles Kejvina Kthella dhe djalit të Hashim Thaçit, Endrit Thaçi. Por si u njohën ata të dy? Sipas burimeve mësohet se ‘ura’ që lidhi çiftin është këngëtarja e njohur, Tayna. E pra miq, tani e zbuluam arsyen e vërtetë të udhëtimeve të shpeshta të Kejvinës për në kryeqytetin e Kosovës. Por veç Kejvinës, Endriti njihet edhe për lidhjen me Lotinën, vajzën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, kundërshtari politik i Thaçit. Kësaj i thuh et të dashurohesh me vajzën e ‘armikut’ të babait! Ndërkohë vetë Kejvina u njoh nga publiku pasi u shfaq si ish-velina e Ermal Mamaqit dhe si ish e dashura e reperit të njohur, Seven Saraqi.

Nisur nga trazirat në familjen Thaçi, mund të themi se edhe marrëdhënia e Kejvinës me Endritin mbetet në mëshirën e fatit dhe rrjedhën e ngjarjes kryesore në Prishtinë. Ndërkohë pas aktakuzës së vendosur ka reaguar edhe i biri i Thaçit, Ai përmes një postimi në “Instagram” shkruan se do ta marrë malli, por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lart.
Endrit Thaçi shkruan:Baba im ka fituar betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republikë. Tash do të udhëheqë betejën për drejtësi. Do të më marrë malli shumë, por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lart fitoret e tua me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me padurim, edhe pse shpejt do të kthehesh në shtëpi!/joq

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu