Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq së bashku me shefin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq, kanë bërë kërkesë për të realizuar një vizitë sot në Kosovë.

Mirëpo për të realizuar një vizitë të tillë nuk do ta lejojë, Minsitria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë thënë nga ministria për Gazetën Express.

Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu