Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit, një person ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me armë zjarri nga një zyrtar policor, raporton Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësuar se një polic nga Gjilani i cili punon si mbrojtje e afërt e kryeministrit, ka goditur me armë zjarri viktimën me emrin Lulzim Spahiun.

Deri tek sherri ka ardhur pas një sherri banal, ku i ndjeri Spahiu kishte goditur me veturë në një aksident policin me inicialet V.H. 

Nga Prokuroria për Metron kanë deklaruar se vrasja e rëndë ka ndodhur tek pompa ‘Veda Petroll’, ku Lulzim Spahiu ka mbetur i vdekur.

Po ashtu mësohet nga Metro se polici ishte jashtë detyrës zyrtare, por ai ka përdorur armën e tij dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës duke e lënë të vdekur.

Viktima Lulzim Spahiu vjen nga fshati Muqivërc i komunës së Kamenicës, është emër i njohur për Policinë e Kosovës, pasi njihet si kontrabandues i lopëve nga Serbia.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Gazeta Metro në vazhdim do të sjellë edhe detajet e tjera rreth kësaj ngjarje të rëndë në Gjilan./gazetametro.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu