Deputetët e Kuvendit të Kosovës më në fund kanë dhënë votat e tyre pro kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Me 72 vota për, asnje kunder, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin i cili për disa herë me radhë dështoi të votohet.

Kërkesën për mbajtjen e kësaj séance të jashtëzakonshme të thirrur nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, e kanë nënshkruar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Në projektligj janë përfshirë edhe katër amendamentet e propozuara nga PDK-ja.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trustit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Pas sigurimit të votave të nevojshme edhe në lexim të dytë, kryetarja e Kuvendit e nënshkruan dhe e dërgon tek Presidenti për shpallje. Ndërkaq, Presidenti ka afat tetë ditë për ta shpallur ose për ta kthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.

Në dispozitat e këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ky do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro./Reportetri

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu