Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti, ka shumë vite që sjellë këngë të bukura për publikun shqiptar.

Madje sot janë bërë 25 vite prej kur ajo debutonte në një Festival Muzikor, saktësisht në festivalin e dhjetorit që mbahej me konkurs në televizionin RTSH.

Pikërisht sot Bleona ka kujtuar dhe ndarë me fansat momentet ‘drithëruese’ të 25 viteve më parë, kur ajo po priste poshtë televizionit që të shihte se a do ta pranonin që të këndoj në festival apo jo.

“25 nëntor 1994 është data që fitova konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit. Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time.

Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit.

Babai im Nazmi Qereti mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha, por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyre, derisa i ndjeri Selim Ishmaku, doli poshte televizionit dhe na tha:

“Ne si juri mendojmë që Bleona duhet të këndojë në festival” – nuk arrija të ndaja lotët nga pikat e shiut…..

Sot dua të falenderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtoret e mi më të afërt, më saktë legjendat e muzikes shqiptare do të thoja, sepse jane pikerisht ata qe kanë bërë historinë e muzikës tone me krijimtarite e tyre.

Pa dashamirësine e ndihmën tuaj nuk do të isha këtu ku jam sot! FALEMINDEIRT.” : ka kujtuar me nostalgji Bleona Qereti.

Kujtojmë që shumë nga këngët e saj të vjetra kujtohen dhe dëgjohen edhe sot.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu