Vjosa Osmani më 3 shkurt është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Osmani me 68 deputetë në sallë ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Universiteti i Pittsburgh-ut, pjesë e stafit ku ishte edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka bërë një shkrim në faqen zyrtare, me që rast ka përgëzuar nënkryetaren e LDK-së që është zgjedhur në pozitën e të parës së Kuvendit.

Sipas këtij universiteti, Vjosa Osmani ka aftësi të mëdha për të ndërtuar të ardhm e të mirë për Kosovën, përcjell “Bota sot”.

“Vjosa Osmani u zgjodh së fundmi Kryetare e Parlamentit të Kosovës. Ajo është gruaja e parë që mban këtë pozicion dhe deputetja më e re në parlament që drejton atë institucion. Vjosa vazhdon të demonstrojë aftësi të forta drejtuese dhe sukses në promovimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën”, thuhen në postimin e Universitetit të Pittsburgh-ut, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte qenë në të kaluarën pjesë e stafit të këtij universiteti, si Profesoreshë e lëndës “State-building and the Laë” e cila kryesisht u fokusua në procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu