Zyrtari i lartë i PSD-së, Dardan Sejdiu ka deklaruar se koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes “Vetëvendosje” ka nisur të marrë kahje tjetër.

Mirëpo, sipas tij, Kosova duhet që sa më parë të krijojë Qeverinë e re.“Ndonëse LDK para zgjedhjeve shpreheshin të sigurt për bashkëqeverisje me VV, sot copëzat e dyshimit po shpërfaqen.

Është e rëndësisë jetike të formohet qeveria sa ma shpejtë, të fillohet me punën e madhe të reformave shtetërore, dhe të tejkalohen inatet apo dyshimet.Populli ju dha besimin! Nëse CDU dhe SPD në Gjermani gjejnë rrugën e përbashkët, nuk duhet të jetë më vështirë në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu