Epërsia i Presidentit Trump në Pensilvani ka rënë ndjeshëm në 48 orët e fundit, gjithsesi është ai që kryeson me rreth 115,000 vota. Në një moment Trump udhëhoqi me më shumë se 600,000 vota.

Ajo që po numërohet tani janë fletëvotimet me postë, të cilat vijnë në mënyrë disproporcionale për Joe Biden, shpjegoi King. Momentumi aktualisht po punon në favor të Biden.

Presidenti nuk mund të fitojë rizgjedhjen pa 20 votat elektorale të shtetit. “Matematika nuk funksionon,” tha John King i CNN.Në qendrat e mëdha të popullsisë në shtet si në Montgomery County, Biden është më i mirë se Trump me numërimin e votave me postë dhe ne jemi akoma duke pritur që rezultatet të vijnë nga Filadelfia, e cila ka 12% të popullsisë së shtetit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu