Qendra Klinike Universitare e Kosovës është furnizuar me oksigjen përmes një kontrate të negociuar, pasi kontrata e vjetër kishte skaduar javën e kaluar.

QKUK ka treguar se tashmë ka në stok mbi 10 mijë litra oksigjen, por nuk ka treguar sa është kostoja e kontratës së negociuar, shkruan Gazeta Shneta.

Cilat janë shenjat klinike të koronavirusit dhe çfarë duhet të bëni
“ShSKUK, për asnjë moment nuk është e rrezikuar me mungesë të Oksigjenit, ka operator ekonomik të kontraktuar për furnizim, me të cilin ka lidhur kontratë, i cili njesitë përbërse të ShSKUK, i furnizon në baza javore, sipas kërkesave mbi nevojat e shpenzueshmërisë. QKUK ka aktualisht ka sasi të mjaftuar oksigjeni, në stok ka gjithsej 10800 litra oksigjeni dhe 190 bombola me 8.5 litra”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Për shkak të situatës me koronavirus, menaxhmenti i QKUK-së ka planifikuar se në rast nevoje për trajtimin e pacientëve mund të shfrytëzohet edhe objekti i ri i Mjekësisë Sportive. QKUK ka konfirmuar se ky objekt ka kyçje të oksigjenit qëndror dhe në të njëjtin mund të vendosen respiratorë për trajtimin e rasteve të rënda.

“Sa i përket objektit të Mjekësisë Sportive, duke e marrë për bazë situatën e krijuar, në koordinim edhe me operatorin ekonomik, jemi duke bërë përpjekje maksimale që ta funksionalizojmë objektin, pasi që i njëjti e ka të shtrirë edhe oksigjenin qendror. QKUK ka 15 respiratorë rezervë, krahas 56 të tjerëve që i ka funksional në klinika”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së. /Gazeta Shneta/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu