Salih Tahiri, vëllai i kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është arrestuar sot gjatë ditës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sot, më 7 tetor, Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’. Me aktvendim të prokurorit, që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha.

Arrestimi i Tahirit ka ardhur pasi Indeksonline është publikuar një video ku pretendohet se Tahiri kërkon ryshfet në këmbim të lejeve ndërtimore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu