Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka theksuar se nuk është i nevojshëm rinumërimi në Republikën e Kosovës.Sipas saj, në rast se bëhet një skenar i tillë, atëherë Vetëvendosja do t’i fitojë e vetme zgjedhjet.

“Çdo obstruksion i qëllimshëm do të ndëshkohet, ashtu që në zgjedhjet e ardhshme, VETËVENDOSJE! nuk do të ketë nevojë fare për partner koalicioni”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postim i plotëNë një prononcim timin pata theksuar se Vjosa Osmani, para se të kandidohej për Kryeministre, ishte dashtë të fuqizohej në subjektin e vet politik, duke e marrë besimin për të udhëhequr atë.

Falë saj dhe frymës së ndryshimit, LDK kaloi shumë mirë në këto zgjedhje. Është e qartë se në të gjitha subjektet politike, njëra nga sfidat kryesore do të mbetet barazia gjinore.

Ajo çfarë dihet është se në këto zgjedhje sovrani dha verdiktin.Këtë fakt nuk do ta ndryshojë asnjë rinumërim.Ndërsa për shumicën e votave që kanë mbetur të numërohen, nuk ka dyshim se kujt i takojnë.Qeveria Kurti do të jetësohet, prandaj sa më shpejt që formohen institucionet, aq më mirë për të gjithë.Në të kundërtën, çdo obstruksion i qëllimshëm do të ndëshkohet, ashtu që në zgjedhjet e ardhshme, VETËVENDOSJE! nuk do të ketë nevojë fare për partner koalicioni.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu