Tronditëse është ngjarja e ndodhur sot në Mat, ku për një copë tokë humbën jetën 3 pjestarë të një familje.
Ngjarja ndodhi në fshatin Xibër-Hane të Klosit ku burime nga policia thanë se dy vëllezër pas një konflikti të çastit janë përplasur fizikisht e më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Sipas policisë fillimisht shtetasi Sali Dakuci ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë ndaj vëllait, Kujtim Dakuci dhe nipit të tij, Flogert Dakuci.
Këtë të fundit e transportuan menjëherë me një automjet privat drejt spitalit të Burrelit por mësohet se gjatë rrugës ka humbur jetën Kujtimi, ndërsa djali i tij ndërroi jetë në qendrën spitalore të Klosit ku ishte ndalur për të marrë ndihmën e parë.
Pas kësaj ngjarjeje, mësohet se autori Sali Dakuci vëlla me Kujtimin ka qëlluar veten në banesë.
Albeu.com ka siguruar foton e të riut që u ekzekutua sot nga xhaxhai i tij teksa përpiqej që të mbronte babain nga plumbat.
“Vëllai vrau vëllain e djalin e tij, e më pas ka qëlluar edhe veten.
Sherrin mes tyre për tokën e dinim prej kohësh, se nuk flisnin me njëri tjetrin.
Unë po kthehesha për në shtëpi kur dëgjuam armët. Jemi të tronditur.”- tha dëshmitari pranë vendngjarjes për albeu.com.
Mësohet se Saliu ishte djali i madh i familjes, 52 vjeç ndërsa Kujtimi 51 vjeç.


