Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) pritet të mblidhet sot dhe të marrë vendim për numërimin e rreth 5 mijë votave të diasporës, të cilat kishin arritur në Kosovë me vonesë, pavarësisht që ato ishin nisur me kohë.

Koalicioni Nisma – AKR ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun, kështu ka thënë për “Zërin” kandidati për deputet nga AKR-ja, Fatmir Matoshi, sipas së cilit ky koalicion ka marrë 5,017 për qind të votave.

Megjithatë, ndonëse thotë se e kanë kaluar pragun, Matoshi ka deklaruar se numërimi i rreth 5 mijë votave të diasporës mund të ndryshojë rezultatin e tyre, si rrjedhojë ata nuk do të mundë ta mbajnë kuotën e 5-përqindëshit.

“Ajo që e kam parë është se në bazë të provave që i kemi ne si koalicione, e kemi kaluar pragun. Se çfarë do të ndodhë me 4 mijë e 500 votat që pritet të numërohen është çështje tjetër. Mundemi që ne të mos kemi vota të mjaftueshme për ta ruajtur kuotën e 5-përqindëshit dhe mundemi të biem prapë”, ka thënë ai.

Matoshi ka theksuar se nëse nuk numërohen votat e diasporës koalicioni Nisma – AKR do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Nëse ato vota nuk numërohen, ne në bazë të të dhënave që i kemi e kemi kaluar pragun. Këtë e ka konfirmuar KQZ-ja, por nëse ato numërohen, atëherë ne mund ta përmirësojmë situatën, por ka mundësi që edhe të mos kemi vota tonat aty”, ka thënë ai

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu