Ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku ka treguar se si vëllai i Nasim Haradinajt, Agroni, ishte dënuar politikisht me tre vite e shtatë muaj burgim në moshën 16-vjeçare.

Zharku ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një foto të Agronit me gjyshen e tij, e cila ishte realizuar pas dërgimit nga burgu në spital, meqenëse ishte rrahur.

“Kjo foto flet sa 1000 fjal, nëpermjet saj pasqyrohet Lufta e brezave për Liri dhe Pavarsi. Buzëqeshja pas torturave tregon guximin,përkushtimin dhe besimin në rrugen e Lirisë. Prandaj vendosa që nëpermjet kësaj foto të ju uroj Festat e Nëntorit të Lavdis Kombëtare”, ka shkruar Zharku.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu