Pesë qytetarë të Gjilanit kanë humbur jetën brenda 24 orëve.

Dy prej tyre ishin të infektuar me COVID-19, kurse dy të tjerë janë të cilët kanë rezultuar më herët pozitiv, por që më pas dolën negativ, e që fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Kjo është konfirmuar për Lajmi.net edhe nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

“Po mund të konfirmoj se janë pesë persona të vdekur brenda 24 orëve në Gjilan. Tre janë të konfirmuar me COVID-19, kurse dy të tjerë janë që kasën qenë pozitiv më pas janë negativizuar, por që fatkeqësisht kanë ndërruar jetë”, tha ai.

Ndryshe në Gjilan janë gjithsej 418 raste aktive me koronavirus, ndërsa nga muaji mars deri më sot kanë humbur jetën 71 qytetarë.

Në komunën e Gjilanit janë 213 mostra në pritje, rezultati i të cilave do të bëhet i ditur sot apo ditët në vazhdim.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan tani për tani është kësisoj:

1973 të shëruar

71 të vdekur

418 raste aktive

Gjithsej të rezultuar pozitiv deri më sot janë: 2462

213 mostra në pritje

Të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 75 qytetarë

Numri i testimeve të kryera deri më sot ka arritur në 6 mijë e 425

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu