Spitali i Pejës ka njoftuar se sot ka vdekur pediatri Gëzim Berisha nga koronavirusi.

Sipas njoftimit ai u infektua nga koronavuirusi derisa u shërbente pacientëve me këtë virus.

Njoftimi i plotë:

Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19.

Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor.

Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj.

Në zemrat tona sot kanë dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmon të gjithë i gëzoje.

Pusho i qetë në parajsë Dr. Gëzim Berisha.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu