Futbollisti i njohur nga Maroku, Mohamed Abarhoun, ka ndërruar jetë në moshën 31 vjeçare, raporton Insporti.

Abarhoun u diagnostikua janarin e kaluar me kancer në stomak, teksa ishte pjesë e skuadrës turke Caykur Rizespor.

Në njoftimin e klubit thuhej se “kemi mësuar lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish lojtarit tonë, Mohamed Abarhoun, i cili ishte duke u trajtur për këtë sëmundje të rëndë”.

Mohamed Abarhoun ishte bashkëlojtar me Vedat Muriqin për pak java, para se ky i fundit të transferohej në Fenerbahce në vitin 2019.Në nivel internacional, mbrojtësi ishte pjesë e Marokut për moshën U23, ekipi i cili u kualifikua në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, ku luajti dy ndeshje.

Mohamed Abarhoun

Ai gjithashtu ishte pjesë e Marokut në Kampionatin e Kombeve Afrikane në vitin 2014./Insporti.com/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu