Një mjek kinez ka vdekur nga një arrest kardiak, pasi mjekoi koronavirusin e ri për 10 ditë rresht.

Song Yingjie, 27 vjeç, ishte drejtues ekipi në një klinikë lokale në Provincën Hunan, sipas autoriteteve lokale, raporton Daily Mail.

Atij iu dha detyra që të kontrollonte temperaturën e shoferëve dhe pasagjerëve në një autostradë. Yingjie kishte punuar pa ndalesë që nga 25 janari, sipas zyrtarëve.

Mjekët në mbarë vendin u përshëndetën si heronj që punuan ditë e natë për të trajtuar epideminë, e cila filloi në qytetin kinez Wuhan dhe ka vrarë të paktën 493 persona.

I ndjeri gjithashtu mori përgjegjësinë vullnetarisht për shpërndarjen e furnizimeve mjekësore të Klinikës Maji, thanë autoritetet.

Numri i vdekjeve nga epidemia vazhdon të rritet në Kinë, derisa autoritetet e vendit raportuan 66 vdekje të reja brenda natës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu