Sot në qytetin e Klinës në orët e mesditës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.Treni ka goditur një vajzë, derisa ajo ka ndërruar jetë pas plagëve që mori.Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se janë tashmë në vendin e ngjarjes, derisa janë duke pritur raportin e Mjekësisë Ligjore dhe të prokurorit.

“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur sot në Klinë më tronditi thellë. Në emrin tim dhe të Drejtorisë për Shëndetësi ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen për vdekjen e familjarit të tyre. Jemi në vendin e ngjarjes duke pritur raportin e Mjekësisë Ligjore dhe prokurorit. Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Klinës në këto momente tronditëse”, ka shkruar Sejdiu.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu