Janë duke vazhduar reagimet e ashpëra mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, në prag të zgjedhjeve komunale në Podujevë.

Shefi i kabinetit të ministrit Agim Veliu, Bajram Gecaj, thotë se Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje i fye dhe ofendoi aktivistët e vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo pasi që, Sveçla ironizoi me një deklaratë të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili ka thënë gjatë ditës së martë: se ata nuk i kanë ndalë plumbat, e lëre më bishtat e sakicës.

Gecaj kërkon nga shoqëria civile që të reagojnë pas deklaratës së zyrtarit të LVV-së, Xhelal Sveçla.“Kur dentisti Xhelal Sveçla merr guximin të ironizoi me plumbat kundër Agim Veliut, ai njëkohësisht ofendon dhe përbuzë edhe gjithë ata aktivistë të devotshëm të LDK-së të vrarë nga dora kriminale, përfshirë edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh.

Nëse vërtetë pretendojnë te jenë të pandikuar politikisht, i bëj apel “Iniciativës Qytetare” që menjëherë të inicioi një peticion kundër kësaj pafytyrësie dhe paturpësie të Xhelal Sveçles. Po ashtu, kërkoj nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestoi para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka shkruar Gecaj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu