Ajo është absolutisht aktorja më e angazhuar në vend.

Bëhet fjalë për aktoren Adriana Matoshi e cila së fundmi me rolin e saj si “Sasa” në serialin komik “O sa mirë”, arriti të bëjë për vete mijëra fansa.

Ndryshe përveç angazhimeve në karrierë, Adriana ka dëshmuar gjithmonë se është një nënë shumë e përkushtuar.

Shihet se vajza e saj e madhe, Kaona është duke ndjekur hapat e nënës së saj sa i përket karrierës.

Por edhe po ta shikoni Kaonën ajo i ngjanë shumë nënës së saj, madje duken si motra.

Kaona tashmë është rritur dhe çdo ditë e më shumë po bëhet më e bukur.

Së fundmi ajo ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet tejet seksi me një fustan të zi e të gjatë ku zbulon këmbën.

Këto imazhe Kaona i ka realizuar gjatë xhirimeve për festën e Vitit të Ri ku ka festuar së bashku me nënën e saj dhe shumë miq të saj./Gazeta Express/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu