Një muaj paraburgim i është caktuar Ikballe Berisha-Hudutit, e cila doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Asaj iu konfiskuan edhe disa pajisje elektronike si dhe dëshmi të tjera relevante. Ikballe Berisha-Huduti njihet si përfaqësuese e sektit Shija në Republikën e Kosovës.

Ajo vajtoi vdekjen e gjeneralit që u vra nga një sulm ajror të ShBA-ve në Aeroportin e Bagdatit në Irak.

Madje, Berisha-Huduti shkon edhe më larg duke e quajtur shtetin më aleat të Kosovës, SHBA-në, kriminelë, transmeton indeksoline.

Por hiç ndryshe duket se nuk mendon as vajza e saj, Zehra Huduti. Ajo mori pjesë në një konferencë të organizuar në Iran, ku tregon se Irani është shtet islamik dhe se sipas saj është mirë që edhe Kosova të bëhet vend i tillë dhe të kundërshtohet Amerika dhe Izraeli.
Sipas saj kjo konferencë mund t’u ndihmoj të rinjve që të bëhen më tepër në shtetin e tyre për të kundërshtuar Amerikën.

“Zehra Huduti, nga Kosova një shtet i ri i Evropës shumë vite nën Jugosll pas luftës jemi shtet i pavarur dhe shtet i ri.Tani studioi në Iran dhe jam për Konferencën e cila është shumë e rëndësishme për vendin tim që ky shtet nuk është shtet islamik dhe më duhet diçka si kjo konferencë që të mund të bëjë diçka në vendin tim pas kësaj”, tha ajo.

Zehra gjithashtu se me këtë energji që po marrin aty janë shembuj të vegjël të një imami.
“Ne kemi vërtet eksperiencë të mirë këtu dhe mund të bëjmë më shumë për shtetin tonë. Myslimanët janë të bashkuar, por edhe me këtë konferencë mund të mësojmë se si të luftojmë Izraelin dhe Amerikën. Unë nuk e pranoja që do të ishte kësisoj, por është shumë revolucionare dhe shumë e mirë, thjeshtë fantastike”, shtoi ajo.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu