Gjykata Speciale, përkatësisht prokurori i dhomave të specializuara, në aktakuzën e publikuar, në pikën 115, thuhet se midis prillit dhe qershorit 1999, të ndaluarit në Cahan, rrethi i Hasit, Shqipëri, u mbajtën në një qeli të improvizuar, të tejmbushur, të pambrojtur nga kushtet atmosferike, si shiu, temperaturat e ftohta, dhe duhma e një nevojtoreje aty afër, përcjellë “Bota sot”.

Gjithashtu në aktakuzë thuhet një numër ushtarësh i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht, ndër të cilët Sabit Geci.

Sipas kësaj pike të aktakuzës, të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin përkrahës dhe spiunë të LDK-së, se shoqëroheshin dhe bashkëpunonin me serbët dhe autoritetet serbe dhe se nuk përkrahnin UÇK-në.

Pika 115. “Midis prillit dhe qershorit 1999, të ndaluarit në Cahan, rrethi i Hasit, Shqipëri, u mbajtën në një qeli të improvizuar, të tejmbushur, të pambrojtur nga kushtet atmosferike, si shiu, temperaturat e ftohta, dhe duhma e një nevojtoreje aty afër. Ushqimi, uji, kujdesi mjekësor, kushtet higjienike e sanitare dhe/ose shtrojat e mbulojat që iu ofruan atyre, ishin të pamjaftueshme. Një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht, ndër të cilët Sabit GECI. Të ndaluarit u goditën me shkopinj gome, shkopinj, një shufër hekuri, një kamxhik, një patericë, me kondakë pushkësh dhe këpucë, [REDAKTUAR] dhe/ose ndryshe u kërcënuan me vdekje dhe dhunë. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin përkrahës dhe spiunë të LDK-së, se shoqëroheshin dhe bashkëpunonin me serbët dhe autoritetet serbe dhe se nuk përkrahnin UÇK-në”, thuhet në pikën e 115 të aktakuzës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu