Tuna Sejdi së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen me fotografitë e realizuara së fundmi nga fotografi Norik Uka, shkruan GazetaBlic.

Ditën e sotme ajo ka publikuar dhe një të tillë në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa ka nxjerrë në pah dekoltenë e hapur.

E veshur me xhaketë të zezë, lëkurë, e rregulluar deri në detaje nga duart e Arbër Bytyqit, këngëtarja po shkëlqen në këtë paraqitje.

Tuna dhe Patrisi ka kohë që janë shpërngulur në Amerikë, por që vajtjet dhe ardhjet e këngëtares drejt Kosovës nuk mungojnë.

Sa i përket muzikës, vetëm një javë më parë ajo lansoi projektin “Amoni”, i cili deri tani numëron afro një milion shikime në kanalin e saj në Youtube.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu