Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin
Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”,
janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç
dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët
dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit
të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga
banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.
Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një
grup i posaçëm hemor, me ekspertët më të mirë të
Policisë Kriminale të strukturave hetimore në
Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejmin e
Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim
me Komisariatinn e Policisë Maliq, janë duke krehur
zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona
për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje
me këtë ngjarje.
Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë
veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave
të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara
përgjegjësisë ligjore të autorëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu