Ligji për Lojërat e Fatit nuk po vlen për disa ekipe kosovare që ende në fanellat dhe në stadiumet e tyre kanë të vendosura reklamime të lojërav të fatit, konkretisht të bastoreve, shkruan Gazeta Metro.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim më 28 mars të këtij viti mori vendim për ta shfuqizuar Ligji për Lojërat e Fatit.

Kësisoj Kuvendi ka vendosur t’i mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend, duke përfshirë Lotarinë e Kosovës dhe bastoret. Megjithatë kur kanë kaluar shtatë muaj nga ky vendim, njëra nga skuadrat e Super Ligës së Kosovës në futboll, Trepça’89, vazhdon që në fanellat e saj ta reklamojë bastoren ‘Toto Sport’, biznes ky i ndalur me ligj në Kosovë.

Derisa Trepça ’89 i bart në fanellë, dy ekipe kosovare i kanë të vendosur reklamat e bastoreve rreth e rreth stadiumit.

Bëhet fjalë për klubin ‘FC Ferizaj’ dhe klubin nga Klina ‘KF Dukagjini’.

Tek ‘FC Ferizaj’ anash fushës së blertë është e vendosur reklama e bastores ‘Kolina’.

Ndërsa tek ‘KF Dukagjini’ në stadiumin e tyre është i vendosur billbordi i ‘Super Bast’ edhe kjo është reklamë e njëra prej bizneseve të lojërave të fatit që funksionin në Kosovë para Ligjit për Lojërat e Fatit.

Këto janë tri ekipet e Super Ligës që kanë rënë në sy nga lojërat që po zhvillohen sot.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu